TIRANE - Mbi 8 mijë fermerë nga i gjithë vendi kanë qenë përfitues të fondeve nga skemat kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian gjatë vitit 2014.
Agjencia e Pagesave ka luajtur një rol kyç për të shpërndarë fondet me përpikmëri tek ato fermerë që kanë plotësuar kushtet. Drejtoresha Suela Popa shpjegon se viti që lame pas ka qenë pozitiv dhe risi i skemave kombëtare ka qenë edhe mbështetja e investimeve.
Agjencia e Pagesave ka ndjekur njëkohësisht edhe zbatimin e investimeve me fondet Ipard Like të Bashkimit Europian. Ndërkohë që fermerët mbështeten përmes disa skemave.
Bashkimi Europian dhe Ministria e Bujqësisë çdo vit vendosin në dispozicion fonde për mbështetjen e femerëve me grante dhe kultura bujqësore me qëllim zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.  /ATSH/