Subvencioni i fermerëve, Panariti:
Të përdoret nafta e "Albpetrol"

Subvencioni i fermerëve, Panariti:<br />Të përdoret nafta e
TIRANE- Instrumentet nxitës për rritjen e prodhimit bujqësor në vend, padyshim që ndikon jo vetëm në përmirësimin e nivelit të jetës së fermerëve, por ndikon edhe në ekonominë e vendit, duke qenë se kontributi i bujqësisë në GDP është 18.9%. Rimbursimi i naftës në këtë sektor është një instrument që synon t’u krijojë lehtësira fermërëve, por ministri i Bujqësisë thotë se do t’i kërkohet qeverisë që nafta e “Albpetrol” të mos eksportohet por të vihet në dispozicion të bujqësisë. I ftuar në studion e “A1 Report” në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ministri Panariti tha se bëhet fjalë për një sasi nafte që kap vlerën 50 mln euro, por që është me rëndësi për bujqësinë.
 
Një tjetër çështje ku është ndalur ministri Panariti është ferma bujqësore. Fragmetarizimi i tokës bujqësore në prodhim, sa i takon kultivimit të prodhimeve të ndryshme me farëra të ndryshme, bën që edhe prodhimet bujqësore të mos arrijnë të shiten. Kjo është për faktin se produkti i prodhuar, nuk është ai i kërkuar nga tregu. Lidhur me këtë çështje, kreu i Bujqësisë theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve në një strukturë unike prodhimi, pa bashkuar domosdoshmërisht tokat e tyre, por duke mbjellë dhe kultivuar të njëjtën kulturë bujqësore me të njëjtën farë, për të patur mundësinë për ta çuar pastaj në të njëjtën pikë grumbullimi.
 
“Që të mbulojë shpenzimet një fermë duhet të jetë të paktën 25-30 hektarë, pra si një sipërfaqe teknologjike prodhimi, për të kultivuar një prodhim të caktuar. 50-60 familje në Fier janë mbledhur bashkë duke kultivuar një prodhim të caktuar, me një farë të caktuar, dhe e shesin në një pikë të përbashkët. Ky është rasti i luleshtrydhes në Frakull. Zakonisht grumbulluesit orientojnë fermerët. Ky është çelësi i zhvillimit të bujqësisë shqiptare”, tha ministri Panariti.
 
Ministri i Bujqësisë, shpjegoi edhe procesin e subvencionimit të naftës, si dhe raportet import-eksport në bujqësi.
 
Një tjetër temë ku u ndal biseda është edhe çertefikimi i prodhimeve bujqësore shqiptare.

Sa është kontributi i bujqësisë në GDP?
Kontributi i bujqësisë në GDP nga matjet e fundit rezulton se është 18.9% duke pasur një tendence rritëse. N ë vitet 90, 50% ishte kontributi nga bujqësia, por matej me një metodologji tjetër. Ndërsa me metodën që matet sot në vitin 1996 ka qenë 36%. Kulmi më i dobët e kontributit të bujqësisë ka qenë në vitet 2006-2008 me 16.5%. Rënia ka qenë e natyrshme , lëvizjet demografike, emigracioni, bënë që roli i bujqësisë ë ishte me pak e spikatur. Pozitive që bujqësia po tregon një tendencë rritës në 3-4 vitet e fundit. Inkurajuese që ky trend është në rritje, kjo falë kthimit të vëmendjes te bujqësia dhe skemës së rimbursimit të fermerëve.
 
Sa është sipërfaqja djerrë në vendin tonë?
Sipërfaqja e tokës djerrë do të reduktohet, edhe nëse nuk do destinohet për prodhim me anë të investimeve mund t’i shërbejnë bujqësisë. Sa i përket hapësirës djerrë jemi njësoj me vendet e rajonit. 

Çfarë prodhohet kryesisht?
Ka një fragmentin të tejskajshëm të tokës bujqësore. Po kthehemi në një farë rregulli në bujqësi, në mënyrë që të prodhohet ajo që kërkon tregu. Të prodhosh me një strukturë heterogjene, do të thotë që praktikisht produkti të jetë i pakërkuar nga tregu. Fermerët duhet të bashkohen, jo duke shoqërizuar ngastrat, por të bashkohen në një strukturë unike prodhimi.
 
Sa i përket mënyrës së funksionimit të tregut është gati feudale?
Ky është një fenomen i Europës juglindore. Që të mbulojë shpenzimet një fermë duhet të jetë të paktën 25-30 hektarë, pra si një sipërfaqe teknologjike prodhimi, për të kultivuar një prodhim të caktuar. 50-60 familje në Fier janë mbledhur bashkë duke kultivuar një prodhim të caktuar, me një farë të caktuar, dhe e shesin në një pikë të përbashkët. Ky është rasti i luleshtrydhes në Frakull. Zakonisht grumbulluesit orientojnë fermerët. Ky është çelësi i zhvillimit të bujqësisë shqiptare.
 
Sa përqind e tokës zë kjo formë që thoni ju?
Kjo është forma dominuese në sektorin e zarzavateve. Ka një tendencë rritëse, pasi edhe tani po eksportohet.
 
Bilanci i importit dhe eksportit bujqësor në vend, sa është raporti?
Tani ky raport është 1 me 1.6 , ka një tentativë zbutje, për të arritur një baraspeshë. Ne importojmë drithëra, dhe të vajit vegjetal .është paradoks që vazhdojmë importojmë ujin. Zëri i tretë në import është uji. Kjo më ka habitur. Ne jemi për tregtinë e lirë, por mendoj se secili vend ka të drejtë të nxisë prodhimin vendas. Kemi bërë gabim të madh që kemi firmosur qorrazi marrëveshjen e tregtisë së lirë, dhe tani vuajmë mosnegociimin. Por kjo nuk do të thotë që ne të mos rishikojmë këtë marrëveshje. Duhet t’i jepet frymëmarrje prodhimit vendas. Kjo vlen edhe për përmirësimin e bilancit. Duhet të mbrohet ajo që prodhohet. Korça është ka një kulturë pune dhe prodhimi. Mjafton të kalosh dhe sheh sesi i kanë qëndisur tokat.

Është folur për hyrjen e stimulantëve në tregun shqiptar?
Nuk mendoj se në Shqipëri përdoren stimulantë ashtu siç u fry nga media. Përdoren disa preparate për pjekjen e prodhimeve, dhe në masën e lejuar, dhe nuk janë të dëmshëm. Përdoren edhe nga vendet e BE-së. Mendoj se çështja e farave dhe fidanëve është esenciale. Mund të mbrohet prodhimi nëse niset me farën e duhur. Pasi fara e gabuar mund të bëjë një produkt të diferencuar dhe të papëlqyer nga konsumatorët.
 
Çfarë ndodh me subvencionimin e naftës?
Në po mendojmë të operojmë me kosto fikse. Ka edhe ide që nafta e Albpetrol t’i vihet në dispozicion bujqësisë,. Do t’i bëjmë propozim qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për 50 mln euro, që kjo naftë në vend që të eksportohet t’i vihet në dispozicion bujqësisë. Ky është kë sektor ku abuzimi mund të jetë i madh dhe për këtë mund të bëjmë kujdes. Duhet të krijohen sa më shumë pika grumbullimi, në bashkëpunim me privatin. Nuk jemi të pandjeshëm edhe sa i takon lehtësimit të kostos për fermerë edhe sa i takon pesticideve, apo edhe kimikateve.
 
A ka tendenca që të fillojë të futet agroindustria? A nuk mund të bëhen në Shqipëri konservimet?
Këto mund të bëhen në Shqipëri, por për këtë duhen zhvilluar mekanizmat përkatës. Duhet që prodhimet e fermerëve të shkojnë në pikat e grumbullimit, të bëhet klasifikimi i produkteve. Ato të cilësisë së parë të kalojnë në treg, e të tjerët në pikat e përpunimit. Por skenari tipik i bujqësisë shqiptare deri më tani është që ajo që arrin të absorbohet nga tregu shpëton, ndërsa pjesa tjetër ngelet, kalbet, nuk arrin të kalojë në agroindustri. Kjo është rëndësia e kalimit të prodhimeve në pikat e grumbullimit. Ka kërkesa për të investuar në këtë pjesë.

Të ndalemi tek blegtoria, sa krerë lopë e gjedhë ka në Shqipëri?
Aktualisht ka 500 mijë krerë lopë, dhe 2.5 mln krerë gjedhë. Ka patur një rënie të numrit të familjeve që mbajnë gjedhë, por ka interes për fermat, kryesisht dëshirë për të investuar në fabrika qumështi. Me skandalin e pavërtetë të afla-toksinës tek qumështi iu dha goditje industrisë shqiptare të prodhimit të qumështit. Produktet tona të qumështit, zinin rreth 40 përqind të importit të Kosovës për qumësht. Në duhet të krijojmë edhe fabrikat tona të mishit. Po kështu duhet të krijojmë fermat blegtorale.
 
Po sa i takon kontrollit të prodhimeve ushqimore?
Për mua deri tani politika e kontrollit të ushqimit ka qenë vertikale, duke kontrolluar vetëm produktet në tregje. Mendoj se kontrolli duhet bërë edhe tek fermat, pa hyrë prodhimi në treg. Insistova që në Lushnjë të krijohej një laborator kontrolli, pra që analiza të bëhet që tek sera. Dhe pas rezultateve të kontrollit, prodhimi të kalojë në treg.

Redaksia online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë