Shëngjin/ Përplaset me makinën e parkuar, mjeti përmbyset në mes të rrugës! Plagoset drejtuesi (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në hyrje të Shëngjinit në Lezhë.

Një automjet me drejtues personin me inicilalet J.H është përplasur me një makinë tjetër të parkuar në anë të rrugës dhe me pas është përmbysur.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Ford, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

"Rreth orës 20:30, në Shëngjin, shtetasi J. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi J. H.,  u transportua në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia. 

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë