Suedi/ ‘Arkitekti i modelit’: Pandemia Covid nuk zhduket me vaksinë

Suedi/ ‘Arkitekti i modelit’: Pandemia Covid nuk zhduket me vaksinë

Sipas ‘arkitektit’ të modelit suedez të luftës ndaj infeksionit, Nils Anders Tegnell “Nëse shikojmë sëmundje të krahasueshme me Covid, si gripi dhe viruse të tjera të frymëmarrjes, ne nuk jemi  afër zhdukjes së tyre pavarësisht nga vaksina. Personalisht besoj se kjo është një sëmundje me të cilën do të duhet të mësohemi të jetojmë".

Në përgjigjen e kombeve ndaj pandemisë globale, një nga modelet më të përfolura është ai suedez. Asnjë bllokim i ashpër, asnjë bllokadë totale e vendit, por vetëm disa masa të sjelljes që duhen mbajtur në publik siç janë grumbullimet minimale dhe distancimi fizik. 

Zgjedhja e Stokholmit është admirura dhe kritikuar. 

Për momentin është e parakohshme të kuptohet nëse varianti suedez ishte strategjia më e mirë, por shkencëtarët kanë nisur të bëjnë disa vlerësime, kryesisht  në fushën e imunitetit.

As rastet dhe as krahasimi për vdekshmërinë nuk është se i buzëqesh Suedisë, veçanërisht kur krahasohet me atë të fqinjëve të saj skandinavë: Suedia ka 565 vdekje për milion banorë kundrejt 107 në Danimarkë, 60 në Finlandë dhe 49 në Norvegji.

Stokholmi këmbëngul: modeli funksionon

Për epidemiologun Nils Anders Tegnell, ‘arkitekt’ i sjelljes sudeze ndaj pandemisë, krahasimi me fqinjët është çorientues dhe i gabuar. 

Në një intervistë me UnHerd, arkitekti i "modelit" shpjegoi se për lëvizshmërinë e popullsisë suedeze dhe dendësinë e zonave urbane, Suedia është më e ngjashme me Hollandën ose Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë arsye, vazhdoi ai, puna e bërë nga autoritetet suedeze në muajt e fundit është positive.

Tegnell tha se "Rënia e shpejtë e rasteve që shohim në Suedi tani është një tjetër tregues se mund të zvogëlohet numri  rasteve pa vendosur masa bllokuese dhe izoluese dhe as duke penalizuar biznesin”

Sipas Tegnell, ‘çelësi’ është marrëdhënia që duhet të kemi me virusin dhe vdekshmërinë e tij. 

"Unë nuk mendoj se kjo është një sëmundje që ne mund ta zhdukim me metodat që po përdoren deri tani," tha eksperti suedez.

“Nëse shikoni sëmundje të krahasueshme me Covid, si gripi dhe viruse të tjera të frymëmarrjes, ne nuk jemi as afër zhdukjes së tyre pavarësisht nga vaksina. Personalisht besoj se kjo është një sëmundje me të cilën do të duhet të mësohemi të jetojmë".

Kryevirologu suedez deklaroi se vdekshmëria nga Covid nuk lidhet vetëm me sasinë e rasteve të infeksionit por edhe me aspekte të tjera si ‘Cila pjesë e popullsisë preket?, ‘A janë ata të moshuarit? Sa mirë mund të mjekohen njerëzit në spitale? A është në lartësinë e detyrës sistemi shëndetësorë? Këto gjëra ndikojnë në vdekshmëri shumë më tepër sesa përhapja aktuale e sëmundjes".

Tegnell, në lidhje me imunitetin e fituar tha se të dhënat tregojnë se në Suedi ka nisur të ulet numri I rasteve të reja dhe se kjo sipas tij I detyrohet shkallës së imunitetit që ka fituar popullata pasi sipas tij nga Covid asgjë nuk ka ndryshuar

Çështja është se për çfarë imuniteti po flasim?

Rasti i fundit i një pacienti në Hong Kong i cili doli pozitiv për herë të dytë ka ngritur alarmin për kohëzgjatjen e imunitetit.

Një studim nga ‘King's College London’ tregoi se nga 90 pacientë që e kishin marrë virusin, vetëm 17% kishin ruajtur forcën fillestare te përgjigjes imune. 

Një studim i dytë i botuar në ‘Nature Medicine’ ka arritur në përfundime të ngjashme, domethënë që antitrupat kundër Sars-CoV-2 zvogëlohen pas 2-3 muajsh.

Ndërkohë, Anders Tegnell i kërkon komunitetit shkencor të jetë i durueshëm në vlerësimin e përfitimeve të masace të buta të Suedisë dhe sipas tij, vala e dytë e mundshme në vendin e tij do të jetë më e lehtë për t'u përmbajtur pasi popullsia ka fituar imunitet

Në fakt shifrat flasin ndryshe…por edhe nësë është siç thotë tegnell, kostua e vdekshmërisë mbetët për tu llogaritur…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja