STOKHOLM, 30 gusht /ATSH-AFP/ - Ushtria suedeze njoftoi sot se kishte rritur nivelin e alarmit në shtabet e përgjithshme për shkak të krizës ukrainase dhe se kryeministri gjykoi se sjellja aktuale e rusëve është e njëjtë me atë të luftës së ftohtë.
"Ne rritëm nivelin e alarmit në shtabet e përgjithshme në disa aspekte të veçanta, për shembull në grumbullimin e informacionit", njoftoi një zëdhënës i ushtrisë, Niklas Englund.
Ushtria suedeze ka vendosur dy avionë luftarak të tipit "Gripen" në ishujt Gotland që janë një pikë strategjike për të reaguar shpejtë ndaj një përkeqësimi të situatës në detin balltik.
Kryeministri, Fredrik Reinfeldt, deklaroi dje në mbrëmje se "Suedia nuk përballet me një kërcënim të drejtpërdrejtë, por sjellja e Rusisë është bërë shumë arogante. Një sjellje e ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë"./
/G.S/
/Shqiptarja.com