
Raportohet se një avion zbulues rus ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore suedeze. Lajmin e bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm skandinav. Ndërkohë autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e një aplikimi të mundshëm për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Një avion rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma, aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .
Lajmi kryesor:
Media britanike: Jo më ‘operacion special’, më 9 maj Putin mund të shpallë luftën në Ukrainë! Odessa nën sulm, goditet aeroporti! 20 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut











