Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës Suedeze Johan Ndisi nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim, në mbështetje të reformave kryesore drejt zhvillimit ekonomik, forcimin të demokracisë dhe një mjedisi më të mirë, në harmoni me axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Numri dy i qeverisë Peleshi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit suedez për zhvillim me qeverinë shqiptare.
"Suedia ka mbështetur fuqimisht qeverinë në përpjekjet e saj për të forcuar qeverisjen demokratike, reformat institucionale të orientuara drejt standardeve evropiane, si dhe zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, si dhe për të krijuar kushte për një rritje të qëndrueshme afatgjatë duke mbrojtur resurset natyrore të Shqipërisë", tha Peleshi.
I ngarkuari me Punë i Ambasadës suedeze, Ndisi shtoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë në procesin e reformave në Shqipëri.
"Bashkëpunimi ynë për zhvillim mbështet Shqipërinë në adresimin e sfidave kryesore dhe ndërmarrjen e reformave të cilat do të ndihmojnë vendin të ecë përpara në procesin e integrimit evropian", tha zoti Ndisi.
Marrëveshja e nënshkruar do të zbatohet deri në vitin 2020, dhe ofron kornizën për bashkëpunim dhe zhvillim mes qeverisë suedeze dhe asaj shqiptare, mbeshtetja vetëm në vitin 2016 arrin në vlerën prej rreth 7,5 milion euro. Strategjia Suedeze që udhëheq bashkëpunimin, identifikon tri fusha kryesore të mbështetjes: zhvillimin ekonomik për të promovuar integrimin në BE; të drejtat e njeriut, qeverisja demokratike dhe barazia gjinore; dhe mjedisi dhe klima.
Suedia është duke dhene mbështetjen e saj edhe në fusha të tjera duke u përqëndruar në rritjen e turizmit të qëndrueshëm; me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik. Në fushën e forcimit te demokracise dhe të drejtave të njeriut, me anën e mbeshtetjes së reformës territoriale dhe administrative; zhvillimit të kapaciteteve në statistikat; dhe forcimin të drejtësisë. Po mbështet gjithashtu edhe në përmirësimin e përdorimit të qëndrueshëm të ujit dhe të tokës. Gjatë bashkëpunimit të saj, Suedia ka në fokus edhe forcimin e të drejtave, burimeve dhe përfaqësimit të grave.
Përtej mbështetjen së qeverisë qendrore dhe asaj lokale, Suedia është një partner i fortë i organizatave nderpalëshe dhe shoqërisë civile, duke parë forcimin e një shoqërie civile të gjallë, si një nga detyrat e saj kryesore.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com