Suedia e gatshme të plotësojë kërkesat e Turqisë lidhur me anëtarësimin në NATO
Jens Stoltenberg dhe Magdalena Anderson
Kryeministrja suedeze deklaron se Suedia e gatshme të plotësojë dy nga pretendimet e Turqisë lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në mosmarrëveshjen për pranimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO, Suedia ka paralajmëruar se do të plotësojë pretendimet e Turqisë në dy pika.
Stoltenbergu tha pas një takimi me kryeministren suedeze, Magdalena Anderson, se Suedia ka filluar tashmë të ndryshojë legjislacionin e saj lidhur me luftimin e terrorizmit dhe do të adaptojë kuadrin ligjor për eksportet e armëve në mënyrë që ky të pasqyrojë statusin e ardhshëm si anëtare e NATO-s me detyrime të reja ndaj aleatëve.
Anderson tha:
"Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet turke përfshirë edhe shqetësimet e tyre lidhur me luftën kundër terrorizmit." Në mes të muajit maj, Suedia dhe Finlanda bënë kërkesë për t'u anëtarësuar në aleancën e mbrojtjes për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Por vetëm disa orë pasi Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO, Turqia e frenoi këtë plan dhe e bllokoi vendimin për fillimin e procesit të anëtarësimit.
Që Suedia dhe Finlanda të jenë pjesë e aleancës ushtarake, të gjithë anëtarët e saj duhet të miratojnë anëtarësimin e tyre.
Turqia është aktualisht i vetmi anëtar i NATO-s që bllokon fillimin e procesit të anëtarësimit. Presidenti Recep Tayyip Erdogan i fajëson Finlandën dhe Suedinë së mbështesin Partinë e Punëtorëve Kurdë (PKK), e cila në Turqi është e ndaluar, dhe milicinë kurde YPG në Siri. Turqia i konsideron të dyja këto si "organizata terroriste"./DW
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40