Suedia e Ukraina plotësojnë panoramën e skuadrave pjesëmarrëse në Francë 2016

ATSH-Arbi Fortuzi/-.Suedia dhe Urkaina janë dy skuadrat e fundit të kualifikuara për në Europianin "Francë 2016".
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Suedia edhe pse ka barazuar me rezultatin 2-2, ka arritur të dal triumfuese në duelin skandinav, falë fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.
Nga krahu tjetër në përballjen e zhvilluar në Slloveni, Ukrainasit kanë arritur, që përmes një barazimi 1-1 të ruajnë avantazhin e ndeshjes së parë, të fituar me rezultatin 2-0.
Tashmë me përfundimin e këtyre dy takimeve plotësohet kuadri i 24-skuadrave pjesëmarrëse në Europianin "Francë 2016", ku do të jetë edhe Shqipëria. Më 12 Dhjetor do të hidhet shorti ku 24-skuadrat do të ndahen në 6 grupe.

http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/D989E06A521278512267348033536_17261a66dbf.3.2.mp4
Rezultatet e Play off
Hungari- Norvegji (1-0) 2-1
Irlandë-Bosnja Hercegovina (1-1) 2-0
Slloveni-Ukrainë (0-2) 1-1
Danimarke-Suedi (1-2) 2-2

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit