Suedia: Liberalizimi i vizave është
ndërlikuar nga azilkërkuesit e fundit

Suedia: Liberalizimi i vizave është<br />ndërlikuar nga azilkërkuesit e fundit
PRISHTINE - Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, gjatë vizitës sot në Prishtinë në një takim me homologun e tij kosovar Kadri Veseli, ka thënë se edhe Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, por se ky proces, sipas tij, është ndërlikuar pas numrit të madh të azilkërkuesve kosovarë.

Ahlin në një deklarim për media, pas takimit me kryetarin Veseli, tha se Suedia i mbështet aspiratat evropiane të Kosovës.

“Ne i qëndrojmë prapa aspiratave evropiane të Kosovës, jemi miq të fortë të liberalizimit të vizave, sepse besojmë në të drejtën e lëvizjes dhe kjo do të duhet t’u jepet të gjithë njerëzve”. tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës. 

Por nga ana tjetër ai ka theksuar fakti se eksodi i madh i ksosovarëve kohët e fundit dhe që kërkojnë azil në vendet e zhvilluara të BE-së, do të ndikojnë në zgjatjen edhe më tutje të mos dhënies së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Numri i azilkërkuesve do ta rëndojë procesin, sepse kemi pasur rritje të numrit dhe duhet të ballafaqohemi me këtë problem”. u shpreh ai

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli ka thënë se vizita ka qenë në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Ai falenderuar Suedinë për ndihmën e dhënë për Kosovën, ndërsa kërkoi nga shteti nordik ndihmë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) dhe në OSBE.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?