Ndonëse Suedia ka marrë një kthesë revolte sa i përket procesit të saj për anëtarësimit në NATO dhe ngërçin e vënë nga Turqia, Finlanda për herë të parë ka shqyrtuar mundësinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut pa Stokholmin.
Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke u dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.
“Ne duhet të vlerësojmë situatën, nëse ka ndodhur diçka që në periudhë afatgjatë do ta parandalojë Suedinë kah ecja përpara”, ka thënë ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto për transmetuesin Yle.
Megjithatë, ai ka shtuar se është “shumë herët për të marrë qëndrime” dhe se aplikimi i përbashkët përbën “opsionin e parë”.
Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.
Haavisto ka thënë më vonë, në një konferencë për media, se nuk dëshiron të “spekulojë” nëse Finlanda do të anëtarësohet e vetme, pasi “të dyja shtetet janë duke bërë përparim” dhe janë duke treguar përkushtim për anëtarësim të përbashkët.
Mirëpo, “natyrisht, diku në qoshe të mendjes, jemi duke menduar për botë të ndryshme ku disa shteteve do t’iu ndalohej përjetësisht anëtarësimi”, ka thënë ai.
Politikani danezo-suedez, i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, i ka vënë flakën një kopjeje të Kuranit të shtunën, para Ambasadës së Turqisë në Stokholm, hap që ka zemëruar Ankaranë dhe shtetet myslimane në gjithë botën.
“Suedia nuk duhet të presë mbështetjen tonë për NATO”, ka thënë më pas presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Liderët suedezë kanë dënuar djegien e Kuranit, mirëpo e kanë mbrojtur të drejtën shtetërore për liri të shprehjes.
Nato eshte nje organizate qe ka mbjell terror dhe ka vrare me mijera njerez te pafajshem , shpresoj qe sa me shpejt ti vij fundi
Përgjigju