Suedia thirrje Turqisë të miratojë anëtarësimin e saj në NATO: Kemi bërë atë që na takonte, tani është rradha e parlamentit turk

Suedia thirrje Turqisë të miratojë anëtarësimin e saj në NATO: Kemi bërë atë që na takonte, tani është rradha e parlamentit turk

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom u shpreh i bindur se vendi i tij ka bërë gjithçka për të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësimin e saj në NATO. Billstrom tha të mërkurën se Suedia kishte përmbushur detyrimet e saj në një marrëveshje me Turqinë për anëtarësimin në NATO. Sipas tij është koha që Parlamenti turk të fillojë procesin e ratifikimit për të lejuar Suedinë të bashkohet me aleancën.

"Gjykimi ynë është se ne kemi bërë atë që pritej prej nesh, tani është koha që Parlamenti turk të nisë procesin e ratifikimit," tha ai për Reuters.

Turqia dhe Hungaria abstenuan për një kohë të gjatë nga miratimi i anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke përmendur përpjekjet e pamjaftueshme për antiterrorizëm, përkatësisht kundër organizatës PKK. Sipas Erdogan grup terrorist ka marrë mijëra jetë në të gjithë Turqinë për dekada të tëra. Të martën, një burrë i akuzuar për tentativë për financimin e terrorizmit të PKK u paraqit në një gjykatë suedeze, në rastin e parë të tillë në vendin nordik.

Turqia ka akuzuar Suedinë si një strehë për terroristët, veçanërisht për anëtarët e ‘PKK’, dhe i ka kërkuar Stokholmit të ekstradojë dhjetëra persona. Një prej të akuzuarve, rreth të 40-tave, u arrestua në janar pasi bëri kërcënime dhe qëlloi me armë zjarri jashtë një restoranti në Stokholm.

Sipas prokurorëve, personi kishte për qëllim të zhvaste para dhe t'i përdorte ato për të financuar PKK. Prokurori argumentoi se burri luajti një rol kyç në aktivitetet e organizsatës në Suedi. Sipas fletës së akuzës, e cila gjithashtu referon provat nga inteligjenca franceze dhe gjermane, burri kishte qenë në kontakt me njerëz të përfshirë drejtpërdrejt në financimin e PKK dhe kishte vepruar në emër të grupit.

Suedia shtrëngoi legjislacionin e saj kundër terrorizmit në korrik të vitit të kaluar, duke e bërë më të lehtë ndjekjen penale të aktiviteteve financuese për organizatat terroriste. Kjo është hera e parë që ligji i ri, i përdorur tashmë në rastet e lidhura me Daesh-in, është përdorur kundër një mbështetësi të dyshuar të organizatës të cilën Turqia e përcakton si terroriste.

Duke i dhënë fund dy shekujve neutraliteti dhe mosangazhimi ushtarak, Suedia dhe Finlanda fqinje njoftuan ofertat për t'u bashkuar me NATO-n në maj të vitit të kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen