Suela Bako fiton çmimin si aktorja
më e mirë në zhanrin horror në SHBA

Suela Bako fiton çmimin si aktorja<br />më e mirë në zhanrin horror në SHBA
Shqiptarja, Suela Bako, ka arritur të fitojë çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival”në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktorja shqiptare ka marrë pjesë në konkurim me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit horror “Bloodlands”, dhe ka arritur të bindë jurinë dhe të vlerësohet me këtë çmim.

Duke marrë në konsideratë filmat e tjerë konkurrentë që kanë qenë në garë në këtë edicion, ky çmim merr një vlerë të madhe për aktoren Suela Bako.

Filmi “Bloodlands”, shfaq historinë e një gruaje të thjeshtë që dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj, të cilët e dëbojnë në mal duke e quajtur shtrigë.

E lënduar nga sjellja e tyre, vendos të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Në këtë film, Suela Bako luan rolin e nënës të një familje që i duhet të përballet me mashtrimet e shtrigës.

Filmi me regji të greko-australianit Steven Kastrissios, pritet të shfaqet për publikun shqiptar në muajin qershor.

Gjithë kasta e aktorëve të filmit, një prodhim shqiptaro-australian, është shqiptar.  Në rolet kryesore interpretojnë Gë-zim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana, Alesia Xhemalaj, Enxhi Cuku etj.

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite