Partizani ka gjasa që të detyrohet të luajë pa dy sulmuesit krysorë në ndeshejen e kësaj jave. Xhevahir Sukaj e Stevan Racic vijojnë të kenë shqetësime nga dëmtimet. Partizanit i duhet të kthehet me cdo kusht te fitorja këtë të dielë përballë Flamurtarit. Të kuqtë do të luftuajnë deri në fund për titullin, dhe java e 29-të e Superiores prezanton në letër një nga raundet më të volitshëm për të tentuar shkurtimin e distancës 6 pikëshe me Skënderbeun, nisur nga fakti që kampionët do të përballen me një nga skuadrat më në formë të momentit, Kukësin në transfertë.
