Sukniqi: Gerti dhe Enada një
turp me “Liqenin e Mjellmave"

Sukniqi: Gerti dhe Enada një<br />turp me “Liqenin e Mjellmave
Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv koreografi Arian Sukniqi është shprehur se modernzimi i baletit “Liqeni i Mjellmave”, me koreografi të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos është një rast i paprecedent që në radhë të parë turpëron trupën e baletit që realizon shfaqjen.
 
Ai shprehet se nuk e ka parë ende versionin modernist, por nga komunikimi që ka pasur me balerinët ata shprehen se janë të turpëruar.
 
“Unë nuk e kam parë, kam komunikuar me pjestër të trupës dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të jenë të gjithë unison dhe të jenë aq të pakënqur sa kanë arritur në gjendjen që thonë në vjen turp të kërcejmë jo se ata pretendojnë që mund të jenë balerinët më të mirë të botës sepse në kohën më të keqe nuk kanë kërcyer balete më të këqija se këto. Vetë autorët që e kanë bërë nuk e dinë se çfarë kanë bërë dhe ky është trishtimi më i madh", thotë.
 
Koreografi deklaron se klasikja dhe trishtimi janë elemntët e qenësishëm të kësaj shfaqje dhe nuk munden kurrsesi të miksohen me ide të njerëzve që nuk janë të denjë të bëjnë këtë.
 
”Ka një problem shumë të madh për këta që hiqen modernista, që kur vjen historia librin e fundit kanë lexuar abetaren. Ti mund ta marrësh kudo libretin por gjithmionë ke bërë gabim. Historia e ndërtimit të baletit është një marrëdhënie, një penetrim ideor midis dy njërëzve, kompozitorit dhe koreografit. Nuk mundesh dot që në fund kur mjellma vdes nga zhgënjimi që mori nga princi, ti ta martosh, ky është non sens i madh sepse muzika nuk është triumfale sepse ato janë trumbetat e trishtimit. Nëse ti shikon “Liqenin e Mjellamve” me linja klasike me linja klasike e ndërtuar mbi paçka dhe dy aktet e këtij baleti vishen civil është një kamuflim absolut, nga sa kam dëgjuar”, thotë Sukniqi.
 
Ai ka një vlerësim maksimal për veprën ku thotë se në Tiranë është vënë në skenë edhe më parë duke ruajtur versionin origjinal që ishte një mrekkuli.
 
“Nga veprat klasike “Liqeni i mjellmave” është maja dhe ti të vendosësh ”Liqenin e mjellmave” në Tiranë është mrekurllia vetë. E pati bërë në vitin 2004 Agron Aliaj por nuk ndryshoi asgjë”, shprehet Sukniqi.
 
Megjithatë koreografi konkludon se përveç të drejtës së krijuesve për të vënë në jetë idetë e tyre, Teatri Kombëtar nuk duhet të përdoret për show dhe drita boshe.
 
“Kjo shfaqje është ndërtuar në një bazë show, me një skenë që do marrë mendtë e dynjasë dhe me një muzikë e cila është mbushur me lëvizje. Çdo njeri ka të drejtën të krijojë për sa kohë gjen publik, por kur kjo shfaqje vendoset në një teatër nacional, kjo është fytyra e këtij shteti”, tha Sukniqi.
 
"Liqeni i Mjellmave”, do të ketë premierën më 14 prill, për të vazhduar edhe më 15 dhe 16 të po këtij muaji.

Kjo shfaqje është duke u punuar me koreografi të dy balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët, do të paraqiten edhe në rolet kryesore. Sipas koreografes Enada Hoxha, se kjo shfaqje është punuar me një Koncept të ri.
 
“Shfaqja “Liqeni i Mjellmave” ka një ndryshim nga origjinali. Ngjarja është zhvendosur në Amerikën e viteve 40-50, dhe ideja për të sjellë një shfaqje ndryshe nga ajo origjinale ishte e imja dhe e Gertit”, ka thënë Enada Hoxha.
 
Vetë Enada me Gerdin nuk do të jenë në natën e parë në rolet kryesore, por do të prezantohen më 15 prill.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar