Suksesi/Barak Marshall,hymn lirie
me “Monger” e balerinët shqiptarë

Suksesi/Barak Marshall,hymn lirie<br />me “Monger” e balerinët shqiptarë
Baleti “Monger” që u ngjit në skenë këtë fundjavë me koreografinë e izraelitit Barak Marshall, një nga artistët më të njohur në botë, ka emocionuar publikun. 

Përmes duartrokitjeve, publiku ndoqi një balet ndryshe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. 

Performohet teatër dhe vallëzohet me materiale muzikore të vështira për t’u interpretuar, por të vlefshme për të shfaqur potencën e balerinëve shqiptarë në skenë.

Barak Marshall punoi me javë të tëra me balerinët. Gjatë provave ai u shpreh se kishte mbetur i befasuar prej tyre. 

Baleti “Monger” nga një fabul e thjeshtë, ku një zonjë burgos në bodrumin e shtëpisë shërbëtorët, kthehet përmes vallëzimit në një hymn lirie.
  
“Këta balerinë janë të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm mund të them. Kjo shfaqje me ta është mjaft dinamike dhe ata ishin plot energji në performancën e tyre. U përshtatën me shfaqjen edhe më shumë nga sa pretendoja. Ajo që më pëlqen më shumë në këtë trupë baleti është personaliteti i tyre. Ata sikur e dinin se çfarë doja
“Ëndrra për lirinë ka qenë një përpjekje shekullore që e ka përjetuar, jo vetëm populli i Izraelit, por edhe ai shqiptar”,- tha Barak Marshall.

baleti

Me muzikë nga Balkan Beat Box tek Handel, nga Verdi tek muzika tradicionale izraelite e më gjerë, baleti “Monger” mbetet një nga premierat më të rëndësishme të sezonit artistik.

baleti

baleti

baleti


Redaksia online 
(A.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…