Suksesi i 'Dardanëve', rrëfimi i ish- trajnerit Albert Bunjaku: Si e ndërtuam me Vokrrin këtë Kosovë dhe besimi tek kualifikimi për në 'Euro 2020'

Suksesi i 'Dardanëve', rrëfimi i ish- trajnerit Albert Bunjaku: Si e ndërtuam me Vokrrin këtë Kosovë dhe besimi tek kualifikimi për në 'Euro 2020'

Kosova është padyshim ekipi i momentit në këto eleminatore të kampionatit Europiantë cilët me performancën e tyre të jashtëzakonshme kanë bërë krenar të gjithë popullin shqiptar.

Një ekip që kanë dy vjet pa pësuar asnjë humbje ku prej 15 ndeshjesh janë të pathyeshëm duke marrë vlersimet e të gjithë mediave botërore. “Dardanët” jane duke përjetuar një ëndërr të bukur dhe janë pranë një momenti historik për tu kualifikuar për në fazën e grupeve të “Euro 2020”.

Trajneri Bernard Challandes është një nga pikat më të forta të ekipit kombëtar, por nuk duhet harruar edhe ish trajneri, Albret Bunjaku. Bunjaku është padyshim një nga arkitektët kryesorë të kësaj Kosove që po i mahnit të gjithë, i cili me punën e tij arriti që afronte në skuadër këta lojtarë që janë sot.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën TemA dhe gazetarin Fatjon Baze, ish trajneri i përfaqësueses së Kosovës analizon ecurinë fantastike të kësaj skuadre, duke u shprehur me besim të plotë se do të kualifikohen për në Europian. Bunjaku tregon punën që ka bërë për të formuar këtë grup që është, i cili është një projekt i nisur prej tij dhe legjendës Fadil Vokrri në vitin 2009, për të bindur këta lojtarë të vishnin fanellën e Kosovës.

Natyrisht për punën e tij fantastike, Bunjaku meriton një vlersim të veçantë, dhe siç shprehet ai: “Jam krenar kur shof frytet e punës që kam berë”

Z. Bunjaku, Kosova mori një fitore të madhe ndaj Çekisë me permbysje rezultati. Cili ishte suksesi i këtij triumfi?

Suksesi i ekipit është pjekuria në lojën kolektive dhe se tani Kosova edhe pse akoma është kombëtarja më e re në botë. Kosova sot ka nje kombëtare me lojtarë shumë të talentuar të cilët nga dita në ditë janë duke u zhvilluar në klubet e tyre.

Pas kësaj fitoreje sa janëbshanset reale që “Dardanët” të kualifikohet për në “Euro 2020”?

Unë qysh në vitin 2016 kur krijuam këtë kombëtare pata thënë se caku jonë është Europiani 2020. Por do na duhet kohë të rritemi dhe jam shumë i sigurt që Kosova do jetë në Europian, e për këtë ndoshta të tjerët nuk besonin.

Ekipi ka 15 ndeshje pa humbje, kush mendoni se është arsyeja kryesore që ky ekip po mbetet i pathyeshëm?

Janë sigurisht shumë faktor duke filluar nga pjekuria e lojtarëve, kushtet, liga e kombeve niveli i kombëtareve, puna e stafit, federatës etj. Por ajo që unë besoj që është me e rendesishmja, është se në vitin 2009 kishim një projekt si të afroj këta lojtarë dhe si të punohet në faza tëbndryshme.  Pra kishim një strategji 10 vjeçare shumë të qartë! Unë kisha nderin qe mu dha besimi nga kryetari i ndjer legjenda Vokrri për të realizuar këtë projekt dhe sot mburrem kur shof rezultatet e punës tone. Pra siç thuhet një fjale popullore atë  mbjell dhe korr.

Në ndeshjen e rradhës luhet ndaj Anglisë, a kemi shanse që ndaj “Tre Luanëve” të marrim një rezultat pozitiv?

Mendoj se shansat egzistojne, sepse Kosova nuk i ka nevojë askujt t’i kërkojë falje për fitoret dhe sukseset e bëra. Të gjithe e kuptojmë nuk janë të rastësishme, por për të fituar kundër një kombetareje që është në mesin e 15 kombëtareve më të mira në botë, të pakten t’i vetë si kombëtare duhesh të jesh në “Top 50”, e për këtë mendojë që Kosova gradualishtë është duke u afruar ktyre pozicioneve.

Dhe në fund, një koment për punën e bërë nga trajneri Bernard Challandes?

Z. Challandes dhe gjithë stafi teknik të prirë nga z.Ademi kanë bërë një punë të mrekullushme dhe për këtë kanë meritat më kryesore normalisht. Siç e thashë dhe në fillim suksesi i Kosovës është shpirti ekipor i kombinuar me talentin e lindur dhe urinë për të perfaqësuar shtetin tonë.

Unë jam shumë shumë krenar që tani gjithë e kanë kuptuar këtë punë që është bërë me vitet të tëra në heshtje.

Kosova ka një kombetare që na bënë të besojmë dhe përtej pritshmerive tona. Suksesi i Kosovës nuk është rastësi, por punë e një projekti të cilin ne e filluam nē vitin 2009 me z.Vorri, z.Ademi, z. Salihu, z. Sahiti dhe gjithë miqtë tanë në diasporë./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 08/09/2019 21:00

    jo more zotri mos u mundo deformu te verteten ? sapo ike ti qe si njeri mund te jesh i mire por si trainer deshtove ,kosova filloje te konsolidohej si skuader dhe erdhen dhe rezultatet pozitive,thjesht fare kosova nuk kishte trajner profesionist, lojtaret jane po ato qe kishe edhe ti ne dispozicion por nuk kishin trainer ,ndersa tani kane nje trainer te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane