Suksesi me Realin, Allegri: Pa Europë jemi të detyruar të fitojmë kampionatin

Suksesi me Realin, Allegri: Pa Europë jemi të detyruar të fitojmë kampionatin

Max Allegri

Juventusi fitoi 3-1 kundër Real Madrid në një test miqësor të zhvilluar në SHBA. Kean, Weah dhe Vlahovic shënuan për bardhezinjtë, me trajnerin Max Allegri që foli pas ndeshjes.

"Mbyllëm këtë periudhë pune mjaft mirë, duke fituar ndaj një skuadre të fortë, që ka teknikë dhe përgatitje fizike. Në 25 minutat e para luajtëm mirë, por më pas ishte normale që Real të merrte dominimin e lojës. Gjithsesi, u mbrojtëm mirë", tha Allegri.

Trajneri foli edhe për problemet në ndeshjen e fituar me Real Madrid.

"Mund të bënim edhe më mirë, sidomos në disa topa të humbur në pjesën e dytë, por jam i kënaqur. Vuajtëm shumë lagështinë. Gjithsesi, tani rikthehemi në Torino dhe mendojmë për kampionatin. Kemi nisur një rrugëtim që synon të na rikthejë aty ku e meritojmë, në Champions League", u shpreh Allegri.

Tekniku i Zonjës është i sigurt se ekipi i tij do jetë në garë për titullin kampion në Serie A, duke mos qenë as në Evropë për shkak të dënimit nga UEFA.

"Për fat të keq jemi jashtë Europës edhe pse u renditëm të tretën. Kjo na detyron të përqëndrohemi në kampionat, në mënyrë që të luajmë në Champions sezonin 2024-2025. McKennie u paraqit mirë ndaj Real dhe jam i kënaqur, ndërsa Weah ishte disi më i lodhur. Gjithsesi, ka cilësi të mira dhe është i nevojshëm për skuadrën", mbylli livornezi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus leksion Real Madridit, shënon edhe afrimi i verës! 4 gola në SHBA


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur