Suksesi në Kupë kundër Lazios: Ishim të vendosur dhe të përulur

Suksesi në Kupë kundër Lazios: Ishim të vendosur dhe të përulur

Max Allegri

Juventus fitoi 2-0 kundër Lazios në ndeshjen e parë për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Golat e Chiesa dhe Vlahovic në pjesën e dytë i dhanë suksesin bardhezinjve që shkojnë të avantazhuar në ndeshjen e kthimit në "Olimpico", e cila zhvillohet më 23 prill.

Pas ndeshjes për mediet foli Masimilliano Allegri. Trajneri i "Zonjës së Vjetër" tha se në fushë ishin të përulur dhe të vendosur.

"Në pjesën e dytë përshpejtuam kundër një skuadre të shkëlqyer, por përsa i përket Kupës së Italisë është vetëm akti i parë. Ka momente delikate në futboll, djemtë e menaxhuan mirë situatën, vetëm më vjen keq për sharjet ndaj Alex Sandro.

I falënderoj, por tifozët duhet të shtyjnë skuadrën përpara, sepse këta djem gjithmonë japin më të mirën e tyre. Këtë mbrëmje luajtën me përulësi dhe vendosmëri.

Kur e bëjmë këtë, dalin komponentë të mira të lojës. Le ta shijojmë këtë mbrëmje, sepse mund të marrim kënaqësi. Futbolli është i thjeshtë, por këto janë gjërat më të vështira për t’u zbatuar.

Unë iu thashë djemve në pjesën e parë të vraponin drejt portës së kundërshtarit, sepse do të krijonin diçka. Duhet ta rregullojmë këtë situatë në kampionat, sepse është një moment negativ. Kjo varet nga të gjithë, por në radhë të parë nga unë, tha livornezi mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë

Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë