
Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka akuzuar Rusinë për sulmet e bëra së fundmi të cilat sipas tij treguan armëpushimin e rremë që Moska kishte propozuar për krishtlindjen ortodokse. Ai tha se paqja do të rivendosej vetëm pas dëbimit të pushtuesit nga territori ukrainas.
"Bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte sot se si fjalë të rreme të çdo niveli po vinin nga Moska. Rusët kanë folur për një armëpushim të supozuar , por realiteti është se plumbat rusë goditën përsëri Bakhmutin dhe postat e tjera të Ukrainës. Vetëm dëbimi i pushtuesit nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes”- tha Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes.
Lajmi kryesor:
Lufta, Zelensky: Armëpushimi i Rusisë, i rremë! Ukraina shtetësinë e 13 priftërinjve 'pro-rusë'! Moska: Është satanizëm






