TIRANË - Biznesmeni Nuredin Suli për shkak të frikës nga atentate të mundshme ndaj tij kishte marrë masa dhe ruhej mjaft mirë. Ai kishte blerë një automjet të blinduar, të cilin e mbante vetëm në garazhe apo ambiente te kontrolluara me kamera, madje edhe larjen e veturës e bënte tek njerëz të besuar për t’iu shmangur sa më shumë rreziqeve.
Vetura është pikërisht mjeti “Mercedez- Benz” me targa AA 667 GT të cilit paraditen e të martës iu vu një sasi eksplozivi në pjesën e poshtme të shasisë, por që nuk mundi të shpërthente, pasi ra në momentin kur Suli sapo lëvizi makinën nga parkimi në garazhin e qendrës tregtare "Kristal" në Komunën e Parisit në Tiranë.
Por edhe hasmi i tij, i cili u vu këtë të mërkurë në pranga si i dyshuari kryesor për atentatin e dështuar me lëndë eksplozive, lëvizte po ashtu me një makinë Audi A6 të blinduar.
Një fakt i tillë konfirmohet për Report TV nga burime të policisë.
Sulo Sulo, vëllai i autorit të dënuar për vrasjen e vëllait të Nuredin Sulit në vitin 2012, u ndalua nga policia në një kafe në qytetin e Fierit, ndërsa me banim është në kryeqytet.
Sulo Sulo shoqërohet në Tiranë: S'kam lidhje me atentatin
Menjëherë pas ndalimit nga policia e Fierit, Sulo Sulo është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e zyrës së krimeve të rënda të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Gjatë pyetjes prej hetuesve të policisë, Sulo ka pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin ndërsa ka ngritur alibi faktin se kishte shkuar tek disa të afërm të tij për probleme familjare.
Veç Sulo Sulos, policia mësohet se ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët gjithashtu kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin.
Por çfarë e lidh Sulo Sulon me atentatin me eksploviz që ju bë të martën (10 shkurt 2016)?
Sulo Sulo është hasmi i Nuredin Sulit, dy fise të cilat kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin, e që kanë shënuar deri më tani një viktimë dhe tre atentate të dështuara. Sulo është vëllai i Gëzim Sulos, i cili ndodhet në burg bashkë me dy djemtë e tij për vrasjen e Neim Sulit, vëllait të Nuredinit në vitin 2012. Gjashtë muaj pas vrasjes së Neimit, vëllait të Gëzim Sulos, i vunë tritol në makinë, por fatmirësisht nuk u shënua asnjë i lënduar.
Ndërkohë, në tetor të vitit 2013, vëllait tjetër të Nuredin Sulit, Namikut, i bënë një atentat duke e qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet, ndërsa Suli ndodhej në karburantin në pronësi të tij. Namik Suli mundi t'i shpëtojë mrekullisht plumbave.
Atentati ndaj Nuredin Suli
Paraditen e së martës Nuredin Suli i shpëtoi atentatit për shkak se pakoja me lëndë eksplozive e vendosur poshtë makinës së tij, ra sapo biznesmeni lëvizi për të nxjerrë makinën nga parkimi i pallatit në qendrën tregtare "Kristal" në Komunën e Parisit ku ai banon.

(Automjeti tip Benz në qendrën tregtare dhe me rreth pakoja e eksplozivit që u rrëzua nga mjeti)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO