Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Një sulm ajror izraelit vrau 76 anëtarë të një familjeje në qytetin e Gazës, raportoi Associated Press në faqen e saj të internetit, duke cituar zyrtarët e ndihmës nga enklava, të cilët sot raportuan numrin e viktimave nga bastisja e djeshme (22 Dhjetor) në një ndërtesë në Gaza.
"Sulmi ishte ndër më të përgjakshmet e luftës midis Izraelit dhe Hamasit", tha Mahmoud Bassal, zëdhënës i departamentit të Mbrojtjes Civile të Gazës.
Ai po ashtu ofroi një listë të pjesshme emrash dhe duke nënvizuar se në mesin e të vdekurve kishte gra dhe fëmijë dhe Issam al-Mughrabi, punonjës i Programit të Zhvillimit të OKB-së, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për përfshirje në sulmet e grupit Houthi! Hamas: Mbi 20 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 54 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës










