Në kulmin e tensionve SHBA - Turqi, sulmohet me armë zjarri ambasada amerikane në Ankara
Një person i armatosur ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin turk të Ankarasë. Sulmi vjen në një kohë jo të mirë mes dy vendeve.
Turqi- Një person i armatosur ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri nga një makinë drejt Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin turk të Ankarasë rreth orës 05:00 të mëngjesit. Fatmirsisht nga sulmi nuk ka asnjë person të lënduar.
Sipas dëshmitarëve, agresorët erdhën nga një makinë e bardhë, e cila kaloi me shumë shpejtësi saqë edhe numri i targës nuk mund të përcaktohej.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka punën për gjetjen e makinës dhe kapjen e autorëve.
Sulmi drejt ambasadës amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë nuk janë në kohën e tyre më të mirë. Kjo edhe pas arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson në Turqi. Brunson akuzohet se ka ndihmuar përpjekjet për grusht shteti në 2016-tën dhe rrezikon të përballet me 35 vjet burg.
Nga ana e tyre, SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm, ndërsa presidenti Trump ka nxitur tarifat për importin e aluminit dhe çelikut në vend.
Presioni ekonomik i ushtruar ka bërë që lira të zhvlerësohet si kurrë më parë.
Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Uashingtonin për sulme të qëllimshme ndaj ekonomisë së Ankarasë për këtë arsye ai i ka kërkuar popullit të tij të heqë dollarin nga qarkullimi në mënyrë që edhe SHBA-të të ‘ndëshkohen’ për sulmet drejt Ankarasë zyrtare.
Thirrjeve të Erdogan i janë përgjigjur edhe qytetarët turq, të cilët në mënyrë demonstrative kanë djegur tufa me dollarë dhe kanë thyer iPhone-ët e tyre me çekiç.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza
15 Janar, 18:21
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
Pesë ditë nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë do të presë bota nga Donald Trump si president i SHBA
15 Janar, 08:57
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Trump: Me Putin do të takohem sapo të marr detyrën! Ka vetëm një strategji për t’i dhënë fund luftës
14 Janar, 14:27