
Rusët kanë sulmuar sërish Kievin me raketa dhe dronë, të cilët kanë shkaktuar shpërthime të forta dhe kanë alarmuar të gjithë vendin.
Një sulm ajror jashtëzakonisht i ashpër ka vënë në alarm Kievin gjatë mbrëmjes së shkuar dhe në orët e para të mëngjesit, teksa njerëzit flinin.
Sulmi me dronë dhe raketa filloi gjatw natws, në kryeqytetin Kiev nga ku mbetën të plagosur 3 persona. Ky shënon sulmin e tetë ajror në kryeqytetin ukrainas këtë muaj.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, e përshkroi sulmin e fundit ajror nga Rusia si të paprecedentë në intensitetin e tij, me numrin më të madh të raketave sulmuese të lëshuara për një kohë të shkurtë.
Numri i objektivave të goditura dhe të shkatërruara gjatë sulmit ajror në Kiev nuk dihet për momentin.
Rusia kishte pezulluar sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë veprimi për disa javë, por rifilloi, duke nisur sulme të shumta në ditët e fundit, me Kievin që ishte një objektiv i shpeshtë. Pavarësisht sulmeve, Ukraina i ka zmbrapsur me sukses shumicën e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të forta në Kiev, alarm në të gjithë vendin! Franca dhe Britania e Madhe do të trajnojnë pilotët ukrainas









