Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të forta në Kiev, alarm në të gjithë vendin! Franca dhe Britania e Madhe do të trajnojnë pilotët ukrainas

Shpërthime të forta pas një sulm tjetër rus me raketa dhe dronë kanë pushtuar Kievin mbrëmë gjatë natës. Alarmi ra në të gjitha qarqet e vendit dhe nga sulmi mbetën tre të plagosur.

Ndërkohë, Zelensky sapo është kthyer nga turneu i tij evropian, ku ishte në Itali, Gjermani, Francë dhe Britani të Madhe ku takoi liderët politik të këtyre vendeve.

Nga takimet Ukraina siguroi ndihma të ndryshme nga shtetet të cilat u zotuan të mbështesnin Ukrainën në këtë sfidë të madhe.

Kryeministri britanik Sunak i konfirmoi Zelenskyt se trajnimi i pilotëve ukrainas për F16 do të fillojë së shpejti.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Kreu i inteligjencës ukrainase: Kemi ekzekutuar edhe punonjës të medias ruse

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirill Budanov , pranoi sot se shërbimet e Kievit janë përgjegjëse për vrasjet e njerëzve nga bota mediatike ruse. 

Në një intervistë në Youtube me gazetarin ukrainas Valery Savchuk , shpërndarë në kanale të ndryshme të Telegramit ukrainas, Budanov i përgjigjet pyetjes nëse Kievi mund të përpiqet të vrasë gazetarin rus Vladimir Solovyov ose filozofin Aleksandër Dugin.

"Ne kemi arritur tashmë shumë, duke përfshirë personalitete publike dhe mediatike".

Ora 17:02
Mbreti Salman fton Zelenskyn në Arabinë Saudite, bisedime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Mbreti Salman i Arabisë Saudite, ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si "mysafir nderi" në samitin arab të së premtes së ardhshme në Jeddah. Burime diplomatike i thanë agjencisë së lajmeve Dpa, të cilët janë të bindur se do të ishte një mundësi për princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, të bisedonte me Zelensky se si t'i jepte fund konfliktit me negociatat midis Moskës dhe Kievit. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga pala ukrainase.

Ora 10:54
FOTO: Kiev në flakë! Sulmi rus me dronë dhe raketa shkakton shpërthime dhe zjarre

Në fotot e mëposhtme duken zjarrfikësit teksa luftojnë flakët që kanë mbuluar vendin pas shpërthimeve të fuqishme në Kiev.Gjatë natës, teksa të gjithë po flinin rusët kanë sulmuar në befasi kryeqytetin e Ukrainës.

Në Kiev, zjarrfikësit po luftojnë me flakët e shkaktuara nga stuhia e sulmeve të tmerrshme dhe të njëpasnjëshme.

Autobusët morën flakë në një park makinash në kryeqytetin ukrainas pasi Rusia nisi një kombinim të sulmeve me raketa dhe dron.

Këtu janë disa nga imazhet më të fundit nga terreni.

 

Ora 08:58
Sulm gjatë natës në Kiev, rusët lëshojnë breshëri raketash shkatërruese! Ukraina zgjohet në alarm

Rusët kanë sulmuar sërish Kievin me raketa dhe dronë, të cilët kanë shkaktuar shpërthime të forta dhe kanë alarmuar të gjithë vendin.

Një sulm ajror jashtëzakonisht i ashpër ka vënë në alarm Kievin gjatë mbrëmjes së shkuar dhe në orët e para të mëngjesit, teksa njerëzit flinin.

Sulmi me dronë dhe raketa filloi gjatw natws, në kryeqytetin Kiev nga ku mbetën të plagosur 3 persona.  Ky shënon sulmin e tetë ajror në kryeqytetin ukrainas këtë muaj.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, e përshkroi sulmin e fundit ajror nga Rusia si të paprecedentë në intensitetin e tij, me numrin më të madh të raketave sulmuese të lëshuara për një kohë të shkurtë.

Numri i objektivave të goditura dhe të shkatërruara gjatë sulmit ajror në Kiev nuk dihet për momentin.

Rusia kishte pezulluar sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë veprimi për disa javë, por rifilloi, duke nisur sulme të shumta në ditët e fundit, me Kievin që ishte një objektiv i shpeshtë. Pavarësisht sulmeve, Ukraina i ka zmbrapsur me sukses shumicën e tyre.

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë