Vetëm një ditë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën dy shqiptarë, babë e bir, një tjetër ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në Greqi, me pasojë plagosjen e dy shqiptarëve.
Mediat greke raportojnë se një sulm i përgjakshëm ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar, duke plagosur dy shqiptarë të moshës 17 dhe 27 vjeç.
Dy të rinjtë janë sulmuar me plumba nga persona të armatosur dhe të maskuar, në zonën Kallithea, ku kanë qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë, pasi kanë dëgjuar të shtënat.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku 17-vjeçari raportohet se ka marrë plagë në barkë dhe këmbë, kurse 27-vjeçar është plagosur në duar. Policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë predha, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com