82 njerëz humbën jetën dhe qindra u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore të zhvilluara ditën e djeshme nga trupat e Bashar al Asadit në qytetin Douma 15 km larg në verilindje Damaskut.
 
Forcat qeveritare goditën një treg perimesh duke lënë të plagosur të paktën 250 rebelë. Nga pamjet filmike pas shpërthimit vërehen shtëllunga të mëdha tymi, kufoma të shpërndara në rrugë dhe njerëz që vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre.
 
Sipas mediave vendase në shumë zona kishte trupa të gjakosur të shtrirë nëpër tortuare të cilët prisnin ndihmën mjekësore që ishte pamjaftueshme për të mbuluar pasojat e një tragjedie të tillë.
 
Aktivistët sirian raportuan në rrjetin e tyre online se që nga viti 2015 forcat qeveritare kanë bombarduar 50 tregje, ndërsa qyteti i Douma është përballur me 2 sulme brenda 4 ditësh.
 
Që prej fillimit të konfliktit në Siri në 2011 mes rebelëve dhe trupave të Bashar Al Asadit 4 milion njerëz janë larguar nga vendi si pasojë e dhunës, për të kërkuar strehim në vendet fqinje.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)