
Foto pas sulmit izraelit në një spital në Khan Yunis
Të paktën 10 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit pranë spitalit al-Amal pranë Khan Yunis. Lajmi është bërë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Zona pranë spitalit al-Amal u godit tre herë brenda një ore. E njëjta zonë u shënjestrua të mërkurën në bomba që vranë të paktën 20 njerëz, sipas Middleeastey.
Në Gaza, të paktën 21,110 njerëz janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Forcat izraelite kanë shtuar bastisjet e tyre në qytetet kryesore në Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në Jenin dhe Ramallah.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhjetëra mijëra palestinezë po largohen nga Gaza qendrore dhe Khan Younis, duke u përpjekur t’i shpëtojnë sulmeve izraelite.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Biseda Netanyahu-Macron: Jemi duke punuar për një armëpushim të qëndrueshëm! Biden në Kongres: Gati për t'iu përgjigjur sulmeve nga Irani








