Sulm kamikaz në Afganistan, 50 viktima dhe 100 të plagosur

Sulm kamikaz në Afganistan, 50 viktima dhe 100 të plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes

AFGANISTAN- Një sulm kamikaz ka ndodhur ditën e sotme në një xhami në Afganistan, ku për pasojë janë shënuar 50 viktima, ndërsa 100 qytetarë kanë mbetur të plagosur. Gjatë kohës kur ndodhi sulmi, zyrtarë lokalë të sigurisë thanë se më shumë se 300 njerëz po ndiqnin lutjet e së premtes.

Zalmai Alokzai, një biznesmen vendas i cili shkoi në spital për të kontrolluar nëse mjekët kishin nevojë për dhurim gjaku, tha se kishte parë skena kaotike pas sulmit.

"Ambulancat po ktheheshin në vendin e ngjarjes për të transportuar viktimat," i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

Deri tani asnjë grup nuk kam marrë përgjegjësinë për shpërthimin në provincën Kunduz, por militantët e Shtetit Islamik njihen prej kohësh për sulme ndaj pakicës myslimane shi’ite të Afganistanit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat