Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Lajmin e ka dhënë Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Qeveria ka garantuar të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

Kryeministria bën me dije se sulmi është pikasur mesditën e së premtes, nëpërmjet platformave të monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Sulmi ishte kompleks dhe në shkallë të gjerë.

“Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare. Teknikat mbi të cilat ky sulm mbështetet janë të së njëjtës natyrë me ato të përdorura për një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit. Vetëm në Ukrainë këtë vit ka pasur 5 sulme me të njëjtën metodologji, ndërsa në Gjermani i njëjti lloj sulmi ka nxjerrë jashtë funksioni impiantet e prodhimit të energjisë me erë. Këto metoda maskohen fillimisht me sulme të tipit Ransomware, me anë të të cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, që është sulmi ndaj sistemeve kritike. Hapi i dytë i këtij sulmi të përqendruar dhe sofistikuar është goditja në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Qeveria bën me dije se fatmirësisht detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.

"Që në momentet e para të evidentimit të këtij sulmi AKSHI është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë të Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë kibernetikë të Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve (DART team). Gjithashtu ekspertët e “Jones Group International” janë këtu, për trajtimin e situatës dhe kthimin sa më shpejt në normalitet.  Sistemet qeveritare kanë të gjitha back-up dhe janë të sigurta. Në këtë moment jemi duke verifikuar sistem pas sistemi që këto të fundit të jenë të sigurt në çdo element, përpara se të kthehen sërish online dhe në funksionalitet të plotë.  Paralelisht të gjithë aktorët institucionalë janë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për hetim të thellë e të detajuar të këtij krimi kibernetik.  Sigurojmë të gjithë qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura.  Nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike, ndaj të lëmë ekspertët të bëjnë punën e tyre në mënyrë që çdo sistem që rikthehet në punë të jetë funksional dhe mbi të gjitha i sigurt”, përfundon deklarata e shpërndarë për mediat nga Kryeministria.

Kujtojmë se shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare/ Komisioni i Rithemelimit: Qeveria po fsheh informacione, mund të kenë hakëruar të dhëna të tjera të qytetarëve

 

Për rënien e E-Albania, Komisioni i Rithemelimit thotë se hakërimi i kryer është si një skenar hollivudian. Anëtar i këtij komisioni, Arben Ristani u shpreh se qeveria po mundohet më shumë të fsheh informacione se sa të zbulojë.

Sipas tij hakërimi bëhët më i pabesueshëm nëse kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve. Komisioni i rithemelimit risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, i cili është hakëruar.

“Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me rradhë.”, shton Ristani.

Ristani thotë se pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.

“Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.”, përmbyll fjalimin Arben Ristani.

Ora 14:17
Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare, Rama: Agresori në tërheqje! Kundër ofensiva e AKSH-it dhe aleatëve e suksesshme

1657880991_ramushi.jpg

Kryeministri Rama ka thënë sot se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë dhe faqeve online qeveritare është duke përfunduar pasi sipas tij kundër ofensiva e AKSH-it dhe aleatëve e suksesshme

 “Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s'do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt”, shkruan Rama në Twitter.

Ora 14:11
Sulmi kibernetik në Shqipëri, reagon Meta:  Që para luftës në Ukrainë kisha kërkuar më shumë kujdes

1657628906_WhatsAppImage20220712at2.11.59PM.jpeg

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka thënë se ai i kishte paralajmëruar organet qeverisëse që të kishin kujdes për ndonjë sulm të mundshëm kibernetik që para fillimit të luftës në Ukrainë.

“E vlerësoj tepër të rëndë situatën e krijuar si pasojë e bllokimit të shërbimeve publike online, që ka krijuar vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët, bizneset dhe për shumë veprimtari të tjera të lidhura me këtë sistem. Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla. Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti.

Apeloj marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës, për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen”, ka shkruar Meta

Ora 11:33
Sulmi kibernetik ndaj portaleve publike dhe e-Albania shtyhet afati për regjistrimin në shkolla dhe shërbimet konsullore

Ministria e Evroëps dhe Punëve të Jashtme ka njoftuar se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-albania ka ndërprerë edhe shërbimet konsullore.

'Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.'- thuhet në njoftimin e ministrisë

Ora 09:49
Sulmi kibernetik ndaj portaleve publike dhe mbyllja përkohësisht e e-Albania, shtyhet afati për regjistrimin në klasat e para dhe të dhjeta

Për shkak të sulmit kibernetik që u raportua ditën e djeshme, disa shërbime publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht. Ministria e Arsimit duke u nisur nga kjo problematikë ka vendosur të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasat e para dhe të dhjeta për një afat ende të pacaktuar.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e cila shkroi se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë në procesin e regjistrimit. 

“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”- shkruan ministrja.'- shkruhej aty.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak sulmit kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Lajmin e bëri me dije Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke theksuar se janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neturalizim të sulmeve armike. Burime për Report Tv ka ngritën dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 18/07/2022 18:05

    Ik o ristan futi ndonje dopjo e mos gri zorre kot. Ti dhe kryefoltoristi i zgjasni jeten krimit,korrupsionit,varferise mbarepopullore dhe gjithckaje te demeshme per Shqiperine dhe shqiptaret

    Përgjigju
  • Uka: 18/07/2022 15:40

    Pse ca do thone, qe "zjarrin" arkives "digitale" ia vune vete? Po sigurisht qe "armikut te padukshem" pra do ja lene ne dere. Edhe kur doli skandali i patronazhisteve i futen nje te fshire rekordeve te emaileve dhe mesazheve si pasoje e "armikut". Tani u duheshin ca dite te fshijne dhe rregullojne "skedaret" e Tatimeve por sidomos QKB dhe gjendjes civile. Merret vesh sa "fantazma" ka qe marrin qindra mil euro me nje dore tek ne. Me e bukura eshte kur thone qe edhe ekspertet e "Jones" jane ketu. Hajde tallje hajde. Ajo eshte kompani me nje person dhe cover per lobim te "gjeneralit" dhe mos pagu taksa ne SHBA. Ca monstrash genjeshtare.

    Përgjigju
  • titi: 18/07/2022 14:25

    me vjen mire qe ktyeministria ka marr masa ndaj sulmeve kibernitike pasi jan sulme qe mund te shkaktojn shume deme ne shoqeri

    Përgjigju
    • Mjeshti i fshirjeve: 18/07/2022 18:45

      Bravo titi, Endri dhe mimoza e kaper sullfaqen per sot, ju lumte dora e vockel. 10 me yll. Trushplare, Lideri yne mas skandalit te iceneratoreve i fut nje te fshire te mire te dhenave se ashtu e do puna, si ai serveri i 21 janarit. Edhe ky e mesoj mire stilin por di mire te gjej preteks me mire! Populli i mbetur shqiptar vazhdon ta haje sufflaqe dixhitale jeni mesuar

  • Endri: 18/07/2022 14:24

    Keto jane gjera qe ndodhin ne gjithe boten dhe besoj se duhet te rritet akoma me shume siguria e portaleve dhe webeve ne te cilat kemi te dhenat personale

    Përgjigju
  • mimoza: 18/07/2022 14:23

    uroj qe te hapet serishg e ellbanja

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/07/2022 13:22

    Ne rastin konkret kemi te bejme me renien totale te sherbimeve bazike mjeksore dhe kjo nuk eshte pak o km... lere pastaj trajtimi ne kendveshtrimin e Sigurise Kombetare.....pergjegjesia eshte vetem e qeverise dhe organeve ligjzbatuese,te cilet duhet kishin nje plan B per raste te tilla.

    Përgjigju
  • Erion: 18/07/2022 13:14

    Kjo eshte tallje kr me njerzit e thjeshte. Po sikur jane dhene disa tendera Beqos dhe asaj komapnie Amerikane??? ku shkuan ato leke, cfare u be, cfare u ble e cfare u sigurua???????????? E pra vjedhje e vjedhje, si njohes IT sulmet vertet mund te vendosin ne veshtiresi 4-6 ore por po te kesh sistemin sipas atyre tenderave ato sulmet do ishin therrrime dhe sherbimet do ishin online. Sepse me aq lek sa jane dhene do kishim sistemet me te avancuar si ne servera dhe software me te mire, ndoshta edhe ne rajon, por duke qene se vjedhin e zhvatin perfundimi dihet. Babeziii! Vazhdoni kur keni popull mjeran dhe genjehen me pallavra.

    Përgjigju
    • Ehuuu: 18/07/2022 15:40

      Al-bat ore ata njerezit qe thua ti kan kohen e pornhubit ne ate 8 oraresh pune.

    • AL_Hack: 18/07/2022 15:03

      Problemi eshte se Mbreti yne legjendar thot se jemi ne lufte sikur po sbrapsin sulmin kur thjesht kane fikur serverat LOL!! Ketu ne Shqiperi ka plot IT te mire qe punojne online me jasht sepse ketu futet ne pune zhapkat qe ndjekin partine pa pike lidhje me IT dhe tenderat i merr Beqo me shoke qe shoqerite e tyre nuk kane haberi e Cyber Security. Por thjesht vjedhin. Edhe pse jane bosh dhe nuk dine aspak ne Cyber Security gjithe ato leke 700 milion psh do ishin blere sisteme do i mbronin deri diku serverat. Sepse nuk eshte sulm frontal ne shume kanale (100 do jete ndonje indian qe sa ka mesuar te kodoje). Ketu ka vetem llafe por leket qe harxhohen KU SHKOJNE apo si gjithe gjerat e tjera..........

    • Al_bat: 18/07/2022 13:57

      Si njohes i IT, si ti dhe un e dim qe problemi qendron te njerzit e pa formuar qe rrine para kompjuterit dhe neglizhimi total ne pjesen e sigurise kibernitike. Mund te kesh sistemet me te avancuara ne bote dhe prap je vulnerabel nese nuk formohen punetoret. Ktu ka dicka tjeter qe nuk shkon sepse nese kan marre ransomware - perdorin backupet qe thojn qe i kan, nese eshte ddos - mbyll aksesin nga jasht territorit shqiptar etj etj

  • Shokutarras: 18/07/2022 12:58

    Hahahahaha. Jo po te sulmuan alienet ty. Informacionet e ealbania i ke falas ne internet. Ndersa faqet e tjera vtm foto inagurimesh kan dhe arritjesh te partise tone...Nderrojini ato serverat se kan ngel me memory card 2 gg akoma...

    Përgjigju
  • Lexues: 18/07/2022 12:24

    Kujt po ua thua kete, fermereve?

    Përgjigju
    • Agjenti: 18/07/2022 13:01

      Po ja thote plakut tim 70 vjecar qe sja ka haberin internetit haha

  • no one: 18/07/2022 12:15

    Ja ngecni ruseve paaftesine tuaj...????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja