Sulm masiv nga Moska në Ukraine, 4 të vrarë, 92 të plagosur

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se katër persona janë vrarë dhe të paktën 92 të tjerë janë plagosur gjatë një breshërie sulmesh me raketa dhe dronë të kryer nga Rusia. Ushtria ukrainase tha se madhësia e sulmit ishte e ngjashme me një sulm masiv të kryer nga Moska ditë më parë.

Në disa zona të Kievit është ndërprerë energjia elektrike. Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia lëshoi 90 dronë Shahed në mbarë Ukrainën.

Paralajmërimi i Putinit më 1 janar erdhi pas granatimeve në qytetin kufitar rus të Belgorodit, ku u raportua për dhjetëra të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin e 30 dhjetorit të vitit 2023. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha se Rusia ka lëshuar në shtetin e tij rreth 170 dronë Shahed, të prodhimit iranian, dhe dhjetëra raketa të ndryshme që nga 31 dhjetori

Ndërkohë më 29 dhjetor, Rusia bombardoi Ukrainën me rreth 158 raketa dhe dronë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdimisht kryen sulme me raketa dhe dronë në qytetet ukrainase.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 02/01/2024 14:49

    Jam kundra luftes dhe jam me paqen ne ukrain dhe uroj sa me shpejt qe lufta te mbroj dhe te dy popujt vellezer rus dhe ukrainas ti kthehen paqes Por cuditem thon bombardime masive dhe numri i te vrarve nuk justifikon keto bombardime Shihni ne Gaza bombardimet izraelite lene qindra te vrar ne cdo bombardim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit