NJU JORK- Një person i vdekur dhe 11 të tjerë të plagosur. Ky është bilanci tragjik i disa të shtënave me armë që kanë tronditur Brooklyn-in në Nju Jork.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park gjatë një eventi rreth orë 03:30 të mëngjesit të së dielës. Viktimë e këtij sulmi me armë ka mbetur një 38-vjeçar i cili edhe pse u transportua me urgjencë në spital nuk arriti t'u mbijetonte plagës që mori në kokë.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se sulmi "shkatërroi një event paqësore në lagje".
"Zemrat tona janë tek viktimat, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta mbajtur këtë komunitet të sigurt dhe për të zhdukur armët nga rrugët tona", ka shkruar ai.