Sulm me armë në një shkollë në Pakistan, shtatë mësues të vrarë dhe tre policë të plagosur
Njerëzit mbajnë trupin e pajetë të një mësuesi pas të shtënave me armë në shkollën në Kurram
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë rurale në veriperëndim të Pakistanit, ku kanë mbetur të vrarë të paktën shtatë persona si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë.
Pakistani është tronditu nga një masakër e rëndë, nga e cila shtatë persona përfshirë disa mësues, janë qëlluar për vdekje në një shkollë në rrethin Kurram në veriperëndim të Pakistanit.
Ngjarja e rendë është raportuar nga autoritete Pakistaneze, ku sipas tyre një grup personash të armatosur u përfshinë në sulmin e shkollës së mesme qeveritare të rrethit Kurram.
Nga sulmi kanë mbetur të vrarë një burrë anëtar i stafit pedagogjik të shkollës, i cili u qëllua teksa dilte nga makinën e tij në lagjen Kurram dhe 6 persona të tjerë, ku të paktën katër prej tyre mësues dhe dy prej tyre shoqërues.
Gjithashtu nga sulmi i tmerrshëm me armë mbetën të plagosur edhe tre policë. Autoritetet Pakistaneze raportojnë se trupat e të vdekurve nuk janë gjetur ende.
Detajet rreth ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia nuk ka identifikuar ndonjë motiv të qartë por mendohet se ky sulm është i lidhur me një tjetër më herët gjatë ditës, kur një burrë u qëllua në makinën e tij në qark, thonë zyrtarët.
Si hakmarrje, një grup rrethoi një shkollë në qytetin e vogël të Tari Mangal, thonë ata.
Kryetarja e bordit arsimor, distrikti i së cilës përfshin Tari Mangal, tha se studentët brenda shkollës mbetën të sigurt por mësuesit të cilët kanë qenë në shkollë duke kryer detyrat e provimit kur personat e armatosur hynë dhe hapën zjarr nuk mundën të devijonin pasojat e rënda.
Ndërkohë që kjo ngjarje ka tronditur gjithë vendin, të dyshuarit janë ende të lirë dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
56.9%
-
Jo
33.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 174
Lajme të tjera
-
Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan
13 Shtator, 19:13
-
Talebanët hedhin poshtë raportin e OKB-së për trafikimin e drogës në Afganistan
13 Shtator, 13:10
-
Pse Suedia dhe Danimarka s’e ndalojnë djegien e Kuranit?
10 Shtator, 18:00
-
Organizata e të drejtave të njeriut: Mohimi i të drejtave bazike të grave në Afganistan, krim kundër njerëzimit
8 Shtator, 15:53
-
Vriten 9 ushtarë pakistanezë dhe plagosen 20 të tjerë nga një sulm vetëvrasës
1 Shtator, 16:27
-
Çnjerëzore! Moslejimi i grave në parqe kombëtare nga talibanët ngjall zemërim
1 Shtator, 09:12
-
Ushtarët afganë tregojnë historitë e tyre, dy vite pasi talebanët morën pushtetin
30 Gusht, 18:20
-
Sulm me armë në Florida, 20-vjeçari ekzekuton 3 persona me ngjyrë dhe më pas vret veten! Ngjarja përkon me 60-vjetorin e Marshimit në Uashington
27 Gusht, 09:43
-
Pamjet me dron/ Shikoni si kishin ngecur në teleferikun e prishur 274 metra mbi luginë, 15 orët e ankthit në Pakistan
23 Gusht, 21:53
-
Rreth 100 mijë njerëz evakuohen në Pakistan për shkak të përmbytjeve
23 Gusht, 11:30
-
VIDEOLAJM/ U shkëput kablloja nga teleferiku në Pakistan! 6 fëmijë dhe 2 të rritur mbetën të bllokuar, dërgohet një helikopter për t’i shpëtuar
22 Gusht, 12:07
-
VIDEO/ Pakistan, këputet kablloja! 6 fëmijë dhe 2 të rritur prej disa orësh të bllokuar në teleferik në 274 metra lartësi! Shpëtohen pas disa orësh
22 Gusht, 10:36