Sulm racist në qendër të Parisit, 69 vjeçari i armatosur vret 3 persona, plagosen disa të tjerë

Një 69 vjeçar i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l'Est.

Autori i ngjarjes u arrestua shpejt nga policia në lidhje me sulmin. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d'Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis. Mësohet se 69 vjeçari sapo ishte liruar nga burgu ku kisthe qëndruar si dënim për një sulm me thikë në një kapm emigrantësh. Dyshohet se racizmi ka qenë motiv për sulmin, teksa autori identifikohej si mbështetës i ekstremit të djathtë në Francë.

"Është panik total, ne jemi mbyllur brenda," tha një tregtare për agjencinë e lajmeve AFP.

Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri armësh. Dy prej të plagosurve nga të shtënat thuhet se janë në gjendje kritike. Ndërsa policia ndaloi të dyshuarin, ata gjetën armën e përdorur në sulm, shkruajnë mediat e huaja. Prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Detaje nga ekzekutimi i 3 personave në qendër të Parisit/ Sulm racist nga një 69 vjeçar! Sapo ishte liruar nga burgu

Autori i sulmit me armë në qendër të Parisit ku vdiqën tre persona dhe u plagosën disa të tjerë, është një 69 vjeçar, i cili kisthe dalë në pension si shofer treni.

Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm racist pasi i njëjti person sulmoi një kamp migrantësh vitin e kaluar, duke qëlluar verbërisht pranë Qendrës Kulturore Kurde Ahmet-Kaya.

Në një parukeri aty pranë, një oficer hero arriti t'i heqë armën vrasësit, i cili u lirua nga burgu vetëm 11 ditë më parë, për të ndaluar tërbimin e tmerrit pasi plumbat shpërthyen pranë stacionit të Eurostar, duke goditur gjithashtu një restorant aty pranë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…