Sulm me armë në tramvaj në Holandë, tre të vdekur dhe disa të plagosur

Tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës, bënë të ditur autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:45 me oren lokale në sheshin 24 Oktoberplein. Policia holandeze ka arrestuar një 37 vjeçar, të dyshuar për sulmin ku u plagosën edhe 5 persona të tjerë. Ai është shtetasi turk, Gökman Tanis, 37 vjeç.

Mediat raportojnë se 37-vjeçari kishte hapur zjarr ndaj një të afërmi 'për arsye familjare' dhe më pas qëlloi edhe personat e tjerë që tentuan të ndërhyjnë. Kryeministri holandez, Mark Rutte nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist.

"Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat", tha Rutte. "Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para intolerancës", tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)