PAKISTAN - Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur për shkak të shpërthimit të një bombe në një xhami sunite, në Peshavar të Pakistanit, bënë të ditur zyrtarët.
Autoritetet policore thanë se shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të mesditës në një xhami e cila është shumë e frekuentuar nga familje dhe fëmijë. Sipas raportimeve të para është përdour rreth 4 kilogramë eksplozivë.
Kohët e fundit Peshauari ka qenë shpesh skenë e sulmeve militante në muajt e fundit. Ky qytet ndodhet në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit dhe thuhet se është një qendër ku militantët talibanë dhe të Al Kaidës kanë strehët e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com