PAKISTAN - Një kolonë autobusësh me pelegrinë Shiite është sulmuar me bombë në jugperëndim të Pakistanit. 17 persona kanë vdekur dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi.
Raportimet zyrtare kanë qenë fillimisht kontradiktore në lidhje me mënyrën e sulmit, nëse ishte një bombë me telekomandë apo sulm vetëvrasës.
Pelegrinët e sulmuar sot po udhëtonin drejt Iranit fqinj, një vend pelegrinazhi me shumicë Shiite dhe i preferuar për shiitët pakistanezë.
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin deri tani.
Sulmet me kontekst fetar janë bërë më të shpeshta vitet e fundit në Pakistan, muajin e kaluar 23 pelegrinë Shiite u vranë në qytetin Ravalpindi.
Redaksia online
(eç/ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com