TAJLANDË-27 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në kryeqytetin e Tajlandës Bangkok.

Policia ka konfirmuar se shkak për këtë është bërë një bombë e vendosur në afërsi të një tempulli.

Sipas autoriteteve vendase mendohet se në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë.Bomba ishte vendosur në një motor, mes 27 viktimave janë dhe 3 shtetas të huaj.

Nga raportimet e para mësohet se shpërthimi ndodhi në një zonë të populluar në orën 7 të mbrëmjes sipas orës lokale. Pamjet e para tregojnë shkatërrimet në zonë si dhe trupat e e pajetë, të shtrirë në rrugë, të cilët janë mbuluar me çarçafë.

Zona ku ndodhi shpërthimi ka qënë skenë e demostratave të shumta politike gjatë viteve të fundit. Sulmet me bombë në Bangkok janë tepër të rralla prandaj policia vendase ka nsur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.