Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
Një traget në portin Kavkaz
Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore la të vrarë së paku një person dhe të plagosur disa të tjerë, bëri të ditur një zyrtar rajonal.
Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venyamin Kondratyev, tha se dronët e Ukrainës sulmuan një traget pasagjerësh në portin Kavkaz, afër Ngushticës së Kërçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.
“Fatkeqësisht, një person u vra. Viktima ka edhe në mesin e anëtarëve të ekuipazhit dhe punonjësve të portit”, shkroi Kondratyev në një kanal në Telegram.
Në Ukrainë nuk i komentuan këto pretendime dhe verifikimi i tyre në mënyrë të pavarur ishte i pamundur.
Ukraina është nën pushtimin rus qysh në shkurt të vitit 2024.
Infrastruktura e saj energjetike dhe civile është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë me dronë dhe raketa, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme serioze.
Në përgjigje, muajve të fundit, ajo ka filluar t’i sulmojë gjithnjë e më shumë objektivat industriale të Rusisë dhe infrastrukturën e saj të transportit. REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Putin vizitë ‘surprizë’ në Kursk, teksa Trump i la ‘topin’ për paqen
13 Mars, 11:01
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Frika dhe urrejtja në Zyrën Ovale
12 Mars, 10:16
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47
-
Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë
12 Mars, 08:14
-
Bisedimet SHBA-Ukrainë/ Zelensky pranon armëpushim 30-ditor me Rusinë, Uashingtoni i rikthen ndihmat! Trump: Do të flas me Putinin këtë javë
11 Mars, 15:54
-
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?
11 Mars, 10:13