Sulm me thikë ndaj rojës së konsullatës franceze në Jeddah, arrestohet nja saudit.

Sulm me thikë ndaj rojës së konsullatës franceze në Jeddah, arrestohet nja saudit.

Një saudit u arrestua pasi goditi me thikë një roje sigurie në konsullatën franceze në Jeddah, një qytet në Arabinë Saudite, thanë të enjten media zyrtare saudite dhe ambasada franceze.

"Sulmuesi u kap nga forcat saudite të sigurisë menjëherë pas sulmit. Roja i sigurisë është transferuar në spital dhe jeta e tij nuk është në rrezik. (...) Ne u bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë në Arabinë Saudite që të tregojnë vigjilencë maksimale, "shkroi ambasada franceze në një deklaratë.

Policia në provincën Meka, ku ndodhet Jeddah, tha se sulmuesi ishte Saudit, por nuk specifikoi kombësinë e rojes, i cili u plagos lehtë. Ambasada Franceze në Riad e dënoi ashpër këtë sulm. As ambasada dhe as autoritetet saudite nuk dhanë detaje për arsyen e sulmit.

Sulmi vjen në mes të  një vale zëmërimi në Lindjen e Mesme kundër Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka premtuar se Franca nuk do të heqë dorë nga karikaturat e Profetit Muhamed, duke bërë thirrje për të bojkotuar produktet franceze në vendet arabe. Myslimanët në të gjithë botën festojnë të enjten lindjen e Profetit Muhamed.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos