Sulm me thikë në Kinë, 25-vjeçari vret 6 persona, plagos 14 të tjerë

Sulm me thikë në Kinë, 25-vjeçari vret 6 persona, plagos 14 të tjerë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në qytetin Anqing të Kinës, ku një 25-vjeçar goditi me thikë kalimtarët, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Sipas CNN, sulmi ndodhi në rrugët tregtare të qytetit, ndërsa motivi nuk është sqaruar ende. Autori i sulmit u arrestua nga policia. Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen ngjarje të tilla në Kinë, ku autorët në të kaluarën janë cilësuar si persona të paqëndrueshëm mendërisht.

Sulmi i fundit u regjistrua në Prill, në jug të vendit, kur një burrë i armatosur me thikë hyri në një çerdhe, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 16 të tjerë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë