Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga një sulm me thikë që ndodhi në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.
Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Lianjiang.
Viktimat e tjera janë një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zyrtar lokal të qytetit. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu.
Sulmi ndodhi të hënën në orën 07:40, ndërsa 25-vjeçari është arrestuar me akuzën “sulm me dashje”.
Krimi është relativisht i rrallë në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.