Sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinë, mbi 39 të plagosur (FOTO)

Sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinë, mbi 39 të plagosur (FOTO)

Të paktën 39 persona janë plagosur pasi një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinë, ka raportuar të enjten media shtetërore.

Zyrtarët lokalë të qarkut Cangwu të rajonit Gaugxi, kanë thënë se 37 studentë dhe dy të rritur kanë përjetuar plagë të shkallëve të ndryshme, si pasojë e sulmit.

Mediat shtetërore kanë raportuar se sulmuesi ka qenë një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, derisa i dyshuari është ndaluar dhe hetimet kanë nisur, është raportuar nga mediat.

Transmetuesi shtetëror, CCTV ka thënë se 40 persona janë plagosur, tre prej tyre seriozisht, duke përfshirë kryetarin e shkollës, një roje të sigurisë dhe një student.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë