Sulm me thikë në Paris, 2 të vrarë dhe disa të plagosur

Sulm me thikë në Paris, 2 të vrarë dhe disa të plagosur

Foto nga vendi i ngjarjes

Një sulm me thikë ka ndodhur në Paris ku një person ka qëlluar me thikë dhe ka lënë 2 të vdekur në vendngjarje dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sulmi ka ndodhur në qendër të Parisit në zonën e Operës. Sulmuesi i cili ende nuk është indetifikuar por raportohet se është qëlluar për vdekje nga policia.

Ndërkohë, motivi i sulmit nuk dihet dhe po punohet për hetimin e mëtejshëm nga policia.  Autori i sulmit ka plagosur 5 persona në periferi të rrugës Saint-Augustin, mes tyre njëri vdiq si pasojë e sulmit ndërsa viktima tjetër është autori i sulmit i qëlluar për vdekje nga policia. Katër kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me emergjencë drejt spitalit. Ka pasur shumë njerzëz në vendngjarje dhe situatë paniku mes banorëve. 

Në Francë ka pasur disa sulme të mëparshme që kanë qenë me prapavijë terroriste ku ka pasur më shumë se 245 viktima që prej sulmeve që nga viti 2015.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia