Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani! Vdesin 2 persona, plagosen disa të tjerë

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani! Vdesin 2 persona, plagosen disa të tjerë

Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore, shkruajnë mediat e huaja.

Ministria e Brendshme e shtetit të Schlesëig-Holstein, në kufirin danez, tha se i dyshuari u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt.

Më herët, gazeta Bild kishte thënë se pesë persona u plagosën nga sulmi. Numri i të plagosurve nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Policia po heton në stacionin e trenit në Brokstedt, dhe disa shërbime midis dy qyteteve ishin anuluar.

"Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast," tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës