AFGANISTAN - Një shpërthim vetëvrasës në një bazë amerikane të NATO-s në provincën juglindore të Paktia në Afganistan, ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve afgan.

Sipas forcave ndërkombëtare të Sigurisë (ISAF) nuk raportohen të vdekur, ndërsa mësohet se sulmi erdhi si pasojë e një kamikazi i cili shpërtheu makinën e tij përpara bazës ushtarake afgane-NATO.
Shumë nga forcat ndërkombëtare pritet të largohen nga Afganistani në vitin 2014, fakt i cili ka rritur frikën e shpërthimit të dhunës në vend.

Sipas guvernatorit të provincës së Paktias, Abdul Raman Mangal, tha se të paktën 45 ushtarë kanë mbetur të plagosur. Ai u shpreh gjithashtu se baza ushtarake ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë zëdhënësi i provincës raporton se pjesa më e madhe e ushtarëve ndodheshin në dhoma gjatë kohës që ndodhi shpërthimi dhe dëmet erdhën si pasojë e shpërthimit të fortë.

(ed.ka-su.fu/Shqiptarja.com)