Sulm në Gjermani, makina futet mes turmës, 3 të vdekur, 30 të plagosur

Një makinë e paidentifikuar ka hyrë në mes të turmës me njerëz në Munster, Gjermani duke shkaktuar një tragjedi. 3 të vdekur dhe 30 të plagosur është bilanci sipas një informacioni paraprak.

Nga informacionet paraprake autori i sulmit ka vrarë veten. Sipas mediave lokale autori i sulmit ka qënë me probleme mendore. Forca të shumta policie kanë blinduar zonën në qytetin gjerman.
Sulmi ka ndodhur në qendër të qytetit Munster.
Një dëshmitar okular i tha se ai e pa makinën që po hynte me shpejtësi në zonën e një restoranti, kështu që ai ishte i sigurt se ishte një sulm i qëllimshëm.
Ulrike Demmer, zëdhënësi i qeverisë federale, tha se qeveria gjermane është afër me familjet e viktimave të sulmit. Në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut mes turmës në një treg, në prag të Krishtlindjes në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 vetë.





(Vendi i sulmit në Munster, Gjermani)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
Ambasada Shqiptare në Berlin: Jemi me popullin gjerman

Pas sulmit të ndodhur në pasditen e sotme në qytetin gjerman, Munster, ka reaguar Ambasada Shqiptare në Berlin.
Ambasada Shqiptare në Berlin ka thënë që është në kontakt me autoritetet lokale, dhe është në gadishmëri për të asistuar do shtetas shqiptar në nevojë për këtë rast. Nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi në Munster që shkaktoi vdekjen e 3
 personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve dëri në bilancin paraprak. Ambasada Shqiptare në Berlin ka shprehur solidarizimin me shtetin gjerman dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leone: 08/04/2018 08:10

    Te mbuluar qe i bejne situates Gjermanet e nxoren te cmendur tani dhe gjerman po emri ka dy dite nuk behet i ditur.Po e mbajne Merkelin me paterica .Gjermanet kerkojne te rinj ne politik ndersa mediat jane shume te censuruara kohet e fundit madje japin vetem burimet zyrtare te qeverise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja