Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, 80 viktima

Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, 80 viktima

Një foshnjë e plagosur në spitalin e fëmijëve Al-Nasr pas një sulmi izraelit, 17 Nëntor 2023

1700380429_gaza.jpg

Një foshnjë e plagosur në spitalin e fëmijëve Al-Nasr pas një sulmi izraelit, 17 Nëntor 2023

Të paktën 80 persona janë vrarë në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve në Gazën veriore ndërsa planet izraelite për të zgjeruar operacionet në Gazën jugore thelluan frikën për qindra mijëra civilë që kanë kërkuar strehim atje.

Në Gaza asnjë vend nuk është i sigurt për civilët, në një sulm ajror në Khan Younis të paktën 26 persona u vranë në orët e para të mëngjesit të shtunës.

Spitali më i madh i Gazës Veriore, al-Shifa, i transferoi të gjithë, përveç 120 pacientëve më të rrezikuar dhe pesë mjekë që kujdeseshin për ta, raporton The Guardian.

Të paktën 50 njerëz u vranë në një sulm në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja në kampin Jabalia dhe një sulm në një ndërtesë tjetër atje vrau 32 anëtarë të një familje të vetme, 19 prej tyre fëmijë thanë zyrtarët nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite nxjerr pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa sëbashku me pengjet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi