Dy sulme terroriste në Francë brenda 2 orësh!  Sulmi i parë ndodhi pranë katedrales 'Notre Dame' në Nicë deklaruan mediat franceze, ku u regjistruan tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë. Sipas një burimi policor në gazetën franceze Le Figaro, gruaja e moshuar ishte e moshës 70 vjeçare, të cilës iu pre koka në kishë

Një burrë rreth të tridhjetave u gjet i vrarë në kishë, ai ishte baba i dy fëmijëve. Gruaja e dytë, e cila kishte arritur të strehohej në një kafene aty pranë, humbi jetën atje, trupi i saj u ther disa herë. Sulmi la gjithashtu disa të plagosur. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i Komunës së Nicës Christian Estrosi tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe i dyshuari për krimin ishte arrestuar. Sipas mediave franceze, një gruaje i është prerë koka.

Sulmi i dytë ndodhi në Avignon, në rrethin Montfavet ku një një burrë u përpoq të sulmonte policinë, por u neutralizua nga uniformat blu. 

Sulmi erdhi brenda disa ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.

Kjo vrasje e përplasi Francën, duke mbajtur jehonë të sulmit islamik në 2015 në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, pasi ajo publikoi karikaturat e Profetit Muhamed.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Sulm tjeter terrorist në Francë

Sipas burimeve të policisë nga Le Figaro, dy orë pas sulmit në Bazilikën e Notre-Dame në Nicë, një burrë u përpoq të sulmonte policinë në Avignon, në rrethin Montfavet. Ai u qëllua për vdekje nga policia rreth orës 11:15 të mëngjesit.  Ai u përpoq të sulmonte oficerët e policisë  dhe mësohet të ketë bërtitur Allhau Ekber. Ata u pëpoqën të  të neutralzonin sulmuesin.

Ndërkohë që njoftohet se kanë filluar hetimet duke e quajtur atë një sulm terrorist. 

Ky sulm me thikë ndodhi dy orë pas sulmit me thikë në Nice, i cili la tre të vdekur dhe disa të plagosur.

Ora 11:54
Masakra në Nicë reagon presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli: Jam i tronditur!

Masakra e Nicës reagon presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i cili me anë të një postimi në Twitter shprehu tronditjen e tij.

"Jam thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Nicë. Kjo dhimbje ndihet nga të gjithë ne në Evropë. Ne kemi për detyrë të bashkohemi kundër dhunës dhe atyre që kërkojnë të nxisin dhe përhapin urrejtje”, tha Sassoli.

Ndërkohë që ka reaguar edhe ish kryeministri francez Jean-Marc Ayrault, i theksoi se të gjithë duhet të bashkohen kundër terrorizmit islamik.

"Solidarizohem me familjet e viktimave dhe të gjithë banorët e Nicës, kjo ishte më vërtetë një goditje në zemër. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur me të gjitha forcat tona për të përballuar kërcënimin e terrorizmit islamik mbi vendin tonë", tha ish kryeministri.

Ndërkohë që pritet mbërritja e presidentit francez në Nicë. Poashtu njoftohet se kryeministri francez është nisur drejt Nicës po ashtu.