Sulmi terrorist në Nisë/ Macron: Nëse na sulmojnë është detyra jonë të mbrojmë vlerat tona

Nëq 15:00 këmbanat ranë në të gjithë Francë, në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Francë ditën e sotme.

Në Nicë sot u vranë 3 persona, njëri prej të cilëve një gruaje iu pre koka në mënyrë makabre.

Gjatë fjalës së tij para shtypit, përpara bazilikës Notre-Dame në Nisë, Presidenti Emmanuel Macron shprehu  mbështetjen e të gjithë kombit  për katolikët në Francë dhe më gjerë .

Në fjalën e tij Macron theksoi se Franca është ajo e cila është sulmuar sot.

" Është shumë e qartë, Franca është nën sulm", vazhdoi Emmanuel Macron, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin dhe Ministri i Drejtësisë Eric Dupont-Moretti, i cili përmendi edhe sulmin ndaj konsullatës franceze në Arabi dhe ai shtoi edhe njëherë se në Francë do do të shtohen trupat ushtarake. Presidenti njoftoi shtimin e nurmit të ushtarëve nga 3,000 në 7,000 ushtarë për Operacionin Sentinel.

"Nëse na sulmojnë është detyra jonë të mbrojmë vlerat tona, për lirinë,  për këtë mundësi në tokën tonë të besojmë lirshëm. Ne nuk do të dorëzohemi para tyre, ”vazhdoi Emmanuel Macron për shtypin në Nisë.

Kryetari i Shtetit më pas u bëri thirrje Francezëve për unitet dhe "të mos lëshohen përpara frymës së përçarjes".

Dy sulme terroriste njeri pas tjetrit u bënë brenda dy orëve në Francë. Në sulmin e parë tre vetë u vranë. kurse në ngjarjen e dytë në Avginon nuk pati viktima, por policia ekzekutoi autorin i cili qelloi me armë në drejtim të një patrulle. Më i rëndë ishte sulmi në Nicë, pranë katedrales 'Notre Dame'. Viktimat ishin një 70 vjeçare, një burrë 30 vjeçar dhe një grua në kafenë afër, ndërkohë që janë plagosur 7 persona. Kryetari i Komunës së Nicës Christian Estrosi tha se i dyshuari për krimin ishte arrestuar.  Ngjarja në Nicë ka shkaktuar valë të shumta reagimesh në shoqërinë franceze. Sulmi erdhi brenda disa ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët